Diabeti përfshin një grup të çrregullimeve të cilat ndikojnë në mënyrën se si organizmi e shfrytëzon glukozën.

Glukoza ka rëndësi jetike, sepse është burim i rëndësishëm i energjisë për qelizat e organizmit, sidomos të muskujve dhe trurit.

Shkaku i diabetit dallon varësisht nga tipi (i diabetit), por efekti përfundimtar është niveli i rritur i sheqerit në gjak. Niveli i rritur i sheqerit shkakton probleme serioze shëndetësore.

Shumë njerëz janë konfuz se çfarë tipi të diabetit kanë, diabetin Tip 1 apo Tip 2. E rëndësishme është që të dy llojet e diabetit janë sëmundje serioze. Niveli i lartë i glikemisë mund të shkaktojë komplikime serioze të shëndetit, pa marrë parasysh a keni diabeti Tip 1 apo Tip 2.

Cilindo Tip të diabetit ta keni, duhet të merren hapa të duhur për menaxhimin e tij.

Insulina është një hormon që prodhohet nga pankreasi dhe e ka për detyrë që glukozën ta fut brenda qelizave ku do të shfrytëzohet për energji.

Diabeti tip 2 është forma më e shpeshtë e diabetit (95% të rasteve). Në këtë rast ose nuk prodhohet mjaftueshëm insulinë ose qelizat janë insulinë rezistente dhe si rrjedhojë rritet glukoza në gjak. Ky lloj i diabetit zhvillohet tek të rriturit.

Diabeti tip 1 që njihet edhe si diabeti juvenil është më i rrallë (5%) dhe zakonisht haset te fëmijët dhe të rinjtë. Në këtë rast pankreasi nuk prodhon insulinë, prandaj rritet glukoza në gjak.

Diabeti gestacional është diabet i cili shfaqet vetëm te shtatzënat (tek gratë që përpara shtatzënisë nuk ishin diabetike).