Në periudhën nga nëntori i vitit 2020 e deri më tani, SPB Tetovë në rajonin më të gjerë të Tetovës ka parashtruar gjithsej sanksione për 59 automjete me defekte teknike që kanë transportuar udhëtarë. Më shumë masa (12) janë shqiptuar gjatë këtij muaji, më pas nëntë sanksione në mars, shtatë në maj dhe kështu me radhë.

Sipas evidencës së policisë, parregullsia më e shpesht tek automjetet e sanksionuara kanë qenë defektet e frenave, si dhe pajisjet e parregulluara për drejtim, ndërsa tek disa prej tyre mungonin pajisjet e nevojshme që duhet të kishin.

Parashtresat dhe gjobat e parapara me ligj në përputhje me Ligjin për automjete për persona fizikë janë 400 euro në kundërvlerë të denarit, ndërsa për persona juridikë 2000 euro në kundërvlerë të denarit dhe 500 euro shtesë për personin përgjegjës.