Gjiganti spanjoll shkarkoi Ronald Koeman shkaku i rezultateve të dobëta, derisa sot (e hënë) prezantuan Xavin, që nënshkroi kontratë trevjeçare.
Në konferencë për media, Xavi zbuloi se ka ish ylli i Barcelonës, Lionel Messi i ka shkruar për t’i uruar fat.
“Leo Messi me shkroi duke më uruar shumë fat. Është i pabesueshëm, por nuk është këtu si Eto’o ose Ronaldinho, ne duhet të mendojmë për të ardhmen, jo për lojtarët që më nuk janë te Barcelona”.
Tutje, Xavi konfirmoi bisedimet me presidentin Joan Laporta për transferimet e mundshme në afatin kalimtar të janarit.
“Jemi duke folur me presidentin Laporta për transferimet e janarit, sigurisht. Të shohim si Ansu Fati do shërohet, unë dua të luajë me sulmues të krahut të hapur, kemi disa lojtarë që luajnë në sisteme të ndryshme”.
Ndërkohë, Xavi do jetë te Barcelona për se paku deri në vitin 2024.