Të ftuar në emisionin Rruga Drejt në Alsat-M sonte kanë qenë të ftuar Arbër Ademi dhe Ilire Dauti.
Arbër Ademi nga radhët ë BDI-së iu është përgjigjur pyetjes se si e komenton hyrjen e Alternativës në Qeveri, Ademi është shprehur kështu: “Alternativa e dëshiron anëtarësimin e shtetit në BE dhe asnjëherë nuk ka thënë se është kundër kësaj. Gjithashtu nga Alternativa e përkrahin edhe Korridorin 8 dhe 10. Ata e duan avansimin e shtetit në rrugën drejt euroatlantike dhe është e thjeshtë të bashkëpunosh me njerëz që e duan të mirën e vendit”, është shprehur Ademi.
Gjithashtu Arbër Ademi u shpreh se verdiktin final se kush është i përzgjedhuri i popullit e jep vetë populli dhe se këto 20 vite populli e ka përkrahur vizionin e liderit Ali Ahmeti.