Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Aksi rrugor Ohër-Resnje, përmes parkut nacional Galiçicë, është i mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve deri më 01.04.2021. Nga ana e Ohrit, komunikacioni do të zhvillohet deri tek vendi Koritë.
Nga 15.11.2021 filloi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2021.