Komunikacioni në rrugët shtetërore është zhvillohet pa pengesa por në rrugë të lagështa, njoftojnë mëngjesin e sotëm nga N.P. Rrugët e Maqedonisë.
Nga kjo ndërmarrje gjithashtu njoftojnë se në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit ka ndalim qarkullimi për mjete të rënda. Në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër gryka janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu.

N.P. Rrugët e Maqedonisë apelon tek pjesëmarrësit në komunikacion për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.