Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi – Zaidi sonte është mysafir në emisionin “Click Plus” në TV21 ku flet për situatën aktuale politike. Ai thotë se vetëm Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari aktual i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, “ia ka parë hajrin” VMRO-DPMNE-së, ndërsa të tjerët kanë humbur, transmeton TetovaSot.

“VMRO-DPMNE nuk është e gatshme të çojë përpara procese serioze, mendoj për BE-në. Ata janë në rrugë të mbarë për ta bërë këtë, por ende duhet të bëjnë një deklaratë të qartë për disa gjëra, si për Marrëveshjen e Prespës etj. Ne humbëm shumë me atë koalicion. Qytetarët na dënuan dhe morëm 30 mijë vota më pak. As nuk kemi bërë sondazh para zgjedhjeve për të parë se çfarë mendojnë qytetarët. “Në fund doli se vetëm Taravari ka parë të mirë nga VMRO-ja sepse me ndihmën e VMRO-së është bërë kryetar i Komunës së Gostivarit”, ka thënë Rexhepi./TS