Kelmendi për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike: Kurti e tradhëtoi popullin!
Kur udhëheqësi e tradhëton popullin!
Kryeministri Albin Kurti është udhëheqësi më i votuar në Kosovën e pas luftës.
Por Kurti nuk po i qëndron besnik votës së qytetarit.
Rritja e çmimit të energjisë elektrike është tradhëtia më e madhe që kryeministri Kurti ia bëri popullit të Kosovës.
Albin Kurti nuk duhej t’ia bënte këtë tradhëti popullit ngase:
-me 2016 kishte organizuar protesta kundër çmimeve të vjetra të rrymës,
-kishte kundërshtuar privatizimin e KEDS-it,
-kishte premtuar në zgjedhje se do ta ulte çmimin e energjisë elektrike
– kishte premtuar se nuk do ta paguante rrymën për serbët në veri.
Ndërsa sot kryeministri Kurti e mbronë me fanatizëm vendimin e ZRrE për rritjen e çmimit të enërgjisë elektrike.
Kryeministri Kurti në vend që t’ i mbronë interesat e qytetarëve, ai po i mbronë interesat e ZRrE-së.
Në vend që ti mbron qytetarët, ai po i akuzon se po shpenzojnë shumë.
Por kjo nuk është hera parë që udhëheqësit i tradhëtojnë qytetarët e vet.
Njejtë kishte vepruar edhe Enver Hoxha në Shqipëri.
Enver Hoxha simpatinë qytetare e shfrytëzoi në dëm të tyre dhe në dëm të vet shtetit të Shqipërisë.
Zaten, ideologjitë e majta dhe komuniste gjithmonë e kanë shtypur popullin dhe shtetin e vet.
Gëzim Kelmendi