Në takimin e sotëm mes ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, me drejtorin e Agjencia për Cilësinë e Arsimit të Lartë, Agim Rushiti u diskutua në lidhje me atë si të rritet numri i fakulteteve me akreditim ndërkombëtar, të inkurajohet realizimi i programeve cilësore të studimit dhe të promovohet hulumtimi në master dhe doktoraturë si programe atraktive në nivel ndërkombëtar.
Bashkëbiseduesit shprehën qëndrim të përbashkët se përpjekjet e të dy institucioneve për përmirësimin e sistemit të arsimit të lartë do të intensifikohen në periudhën e ardhshme, sepse ai duhet të përparojë, dhe kjo kërkon përfshirjen e vetë menaxhmentit dhe stafit në universitete dhe fakultete. Ata duhet të punojnë më shumë për të rritur konkurencën e tyre dhe në këtë mënyrë të avancohen në rang listën botërore, që do nënkuptojë tërheqjen e një numri më të madh studentësh jo vetëm vendas, por edhe të huaj.
Ministri Shaqiri tha se Agjencia, e cila është një institucion relativisht i ri, ka mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në punën e saj dhe se pret që menaxhmenti t’i arrijë qëllimet në përputhje me programin e punës.