Për shkak të përshkallëzimit të luftës në Ukrainë, çmimi i grurit shënoi rekord sot, duke arritur në 13,63 dollarë për shinik, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vazhdën e luftës ruso-ukrainase dhe rritjes së çmimeve të ushqimeve bazë, çmimi i grurit është rritur me 30 për qind në baza javore dhe 60 për qind që nga fillimi i vitit.

Çmimi i shinikut të grurit në tregun e mallrave të Bordit të Tregtisë së Çikagos (CBOT) u rrit me 5 për qind dhe arriti në 13,63 dollarë, duke mposhtur rekordin e vitit 2008 prej 13,49 dollarësh.

Pasi arriti në nivel rekord, çmimi i grurit më vonë ra në 12,56 dollarë.

Ukraina dhe Rusia janë ndër prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të grurit në botë ndërsa lufta mes tyre ka ngritur shqetësime për mungesën e grurit.