Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar zgjedhjen e Dritan Abazoviqit si kryeministër i Malit të Zi, transmeton TS.

“Lajm i bukur na vjen sot nga Mali i Zi, ku Dritan Abazoviç është zgjedhur zyrtarisht kryeministër i vendit mik.
Përgëzime të sinqerta dhe shumë suksese Dritanit, bashkë me të cilin na pret shumë punë në agjendën e përbashkët të zhvillimit dhe integrimit të rajonit”, ka shkruar Ahmeti.