Boksieri shqiptar me nënshtetësi gjermane, Shefat Isufi është shpallur kampion bote në peshat e lehta WBF.

Isufi është shpallur kampion botëror për peshat e lehta në brezin WBF.

Në Munih të Gjermanisë, ai mposhti boksierin e Bullgarisë, Grigor Satuhanian, kështu duke u shpallur kampion.

U zhvillua një meç i barabartë, por në fund triumfues doli Isufi.

Ai ka 38 ndeshje prej të cilave 33 i ka fituar, katër i ka humbur dhe dy ka barazuar.