Kryeministri Dimitar Kovçevski ka pritur sot në Qeveri fëmijët me autizëm dhe prindërit e tyre.
Fëmijët kanë qëndruar në zyre të ndryshme të Qeverisë, përfshirë edhe atë ku mbahen seancat qeveritare.
Për 1 Prill – Ditën Ndërkombëtare të Autizmit – fëmijët u ulën në vendin e ministrave.
“Buzëqeshja dhe hareja e këtyre fëmijëve gjatë gjithë aktivitetit, është porosia më e fuqishme se sa e rëndësishme është të jemi gjithmonë me ata, të qëndrojmë bashkë, të përmbahem njëri me tjetrin dhe të tregojmë solidaritet. Shoqëria jonë është e larmishme nga dallimet që na bashkojnë, na bën më të pasur, na i shpërndan horizontet dhe na hap më shumë botë. Autizmi është njëri nga dallimet, njëri nga shumëllojshmëritë që e karakterizojnë mjedisin tonë. Obligimi ynë si Qeveri është të vazhdojmë të punojmë për avancimin e zgjidhjeve sistemore të cilët do ta lehtësojnë jetën e personave me autizëm dhe të afërmve të tyre. Por, obligimi ynë më i madh si njerëz është të pranohemi njëri me tjetrin, të mbështetemi dhe në këtë mënyrë të tregojmë se kemi qasje të vërtetë dhe njerëzore si shoqëroi njëjtë për të gjithë”, shkroi mes tjerash Kovaçevski.