Qëllimi strategjik i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është përmes
investimeve në arsim cilësor të inkurajojmë rritje ekonomike të shpejtë më gjithëpërfshirëse
dhe më të qëndrueshme. Përvojat nga vendet e zhvilluara për të cilën përpiqemi, tregojnë
se arsimi cilësor i rrit të ardhurat gjatë jetës dhe është një nga tre segmentet kryesore, së
bashku me shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, që ndikojnë në cilësinë e jetës, ndërsa me
atë edhe pakësojnë rrjedhjen e trurit.
Këtë e theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, në hapjen e
Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Migracioni”, që tashmëgjashtë vite me
radhëeorganizon Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup.
Që të sigurohet arsim cilësor, të krahasueshëm me atë të vendeve me sisteme të
vërtetuara arsimore, është duke u zhvilluar reformë themelore enëntëvjeçares e cila, siç
theksoi zëvendësministri, ka për qëllim nxënësit gjatë arsimit fillor të marrin aftësi të të
menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
Investimet në arsimin dhe krijimin e kuadrit profesional i cili është punësim i shpejt, janë
kërkesat kryesore që i dëgjojmë nga të rinjtë. Prandaj po bëjmë ndryshime në arsimin e
mesëm profesional që mundësojnë studimin e profesioneve të kërkuara nga kompanitë. Me
anë të të mësuarit përmes punës praktike në kushte reale prodhimi, ju mundësojmë të rinjve
të fitojnë kompetenca, njohuri dhe aftësi që i bëjnë ata më konkurrues në tregun e punës,
por gjithashtu mundësojnë depërtueshmëri në universitetet“,tha Aliu.
Aishpjegoi se, edhenë arsimin e lartë, me sërë politikash dhe masash e artikulojmë lëvizjen
e të rinjve dhe kuadrin shkencor, me çka mundësohet mobilitet, si një nga mënyrat për
tëpërfituar arsimin cilësor akademik dhe aftësi të reja dhe nga ana tjetër, vendosen kushte
për përdorimin e tyre në shtetin tonë
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës i dëgjon të rinjtë dhe i avancon nevojat e tyre në politikat
aktive arsimore. Ministria ka caktuar edhe zyrtar për të rinjtë, si person përgjegjës për punën
e Zyrës për të Rinj, që i koordinon, zbaton dhe ndjek çështjet me interes për të rinjtë, në
fushën e kompetencave të ministrisë“,tregoi zëvendësministri Aliu, duke shtuar se pret
debatet që do të zhvillohen në këtë Konferencë Ndërkombëtare të japin dritë shkencore në
perspektivat e ndryshme për migracion.