Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi ka deklaruar se autostrada Tetovë-Gostivar në kuadër të projektit “Korridori 8” do të zgjerohet në muajin korrik. Ejupi ka deklaruar gjithashtu se nga muaji korrik në këtë magjistrale shpjetësia maksimale e lejuar do të ndryshojë nga 80km në orë në 120km në orë dhe 130km në orë. “Shpresojmë se fillimi i korrikut do të jetë muaji ku menjëherë do të fillojë zgjerimi i rrugës Tetovë-Gostivar” ka deklaruar Rustemi.