Hajduti 22- vjeçar me armë dhe maskë të “Scream”, momenti i grabitjes spektakolare të BKT-së në Koplik
Hajduti 22- vjeçar me armë dhe maskë të “Scream”, momenti i grabitjes spektakolare të BKT-së në Koplik
I fshehur pas maskës së filmit “Scream” dhe me armë në dorë. Personi që shihni në foto është Bekim Gurraj, një nga hajdutët që grabiti bankën e BKT-së në Koplik në datën 9 maj 2022.
Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, 22- vjeçari është futur në bankë dhe ka detyruar të shtrihet në tokë njërin prej punonjësve të BKT-së në Koplik.
I maskuar, i veshur me të zeza dhe i armatosur, hajduti terrorizon punonjësit dhe klientët e bankës dhe më pas drejtohet drejt arkës ku merr shumë e parave. Vlen të theksohet se në grabitjen spektakolare që i ngjason një skenari të filmave, Bekim Gurraj ka qenë bashkë me dy vëllezërit Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj, Malësi e Madhe.
Ndërkohë sipas mediave i përfshirë në grabitje është edhe një punonjës policie që shërben pranë burgut të Reçit i cili është shpallur në kërkim. Banka u grabit mesditën e 9 majit, ku hajdutët arritën të marrin në bankën e nivelit të dytë në Koplik 10.000 euro, 1000 dollar dhe rreth 400.000 leke ( te reja).