Lotaria shtetërore ka kënaqësinë të shpallë sezonin e ri të lojës për argëtim dhe fitore “Bonus online”, në formën e një loje bonus për pjesëmarrësit në lojërat e fatit Loto 7 dhe Xhoker që paguajnë numrat me fat përmes ueb faqes www.loto.mk .
Mundësia për të marrë pjesë është tashmë e hapur dhe do të zgjasë deri në 19 tetor. Gjatë kësaj periudhe, çdo javë në spektaklin e lotos do të tërhiqet një nga pjesëmarrësit online, i cili do të ftohet të jetë mysafir special në studion televizive të Loto 7. Mysafiri, drejtpërdrejtë, do të rrotullojë rrotën e fatit me mundësinë për të fituar një çmim në të holla në vlerë prej 50 000, 100 000 ose150 000 denarë. Sipas rregullave të lojës bonus, mysafiri nuk mund të shkojë në shtëpi pa fitore ose me fitore më të vogël se 50 00 denarë.
Të drejtë për të marrë pjesë në lojën bonus ka çdo i rritur i cili në periudhën e zgjatjes së saj do të kryejë pagesë për lojërat e fatit Loto 7 dhe Xhoker përmes ueb faqes www.loto.mk (pas regjistrimit paraprak). Nga databaza çdo të mërkurë, duke filluar nga 1 qershori, do të tërhiqet një nga pjesëmarrësit online që ka paguar numrat e tij me fat në periudhën – nga e mërkura ora 19:01 deri të mërkurën e ardhshme (deri në orën 19:00). Një gjiro javore e lojës bonus mbulon dy gjiro të Loto 7 / Xhoker. Për të marrë pjesë në lojën e bonusit, mjafton një pagesë online për një javë dhe i njëjti person nuk mund të marrë numra ID të ndryshëm nëse merr pjesë më shumë se një herë. Duke respektuar të gjitha rregullat për organizimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të kësaj loje bonus, Lotaria shtetërore do të kryejë tërheqjen në formë elektronike me ndihmën e gjeneruesit të numrave të rastësishëm dhe në prani të komisionit. Tërheqja do të bëhet në emisionin televiziv, do të shohim emrin e të ftuarit të tërhequr në ekran dhe ai do të kontaktohet siç duhet bazuar në të dhënat e tij të futura në aplikacion gjatë regjistrimit. Mysafirin tonë do ta presë një qëndrim vërtet argëtues në studion e Loto 7, shoqërim dhe kohë për t’u kujtuar dhe sigurisht një fitore deri në 150.000 denarë.
Gjatë lojës bonus të gjithë ata që marrin pjesë do të kenë një shans të barabartë për t’u tërhequr dhe pjesëmarrja e tij do t’i japë atij një përvojë unike për të qenë një mysafir special në studion e Loto 7, për të rrotulluar rrotën e fatit dhe për të fituar 50,000, 100,000 ose 150 000 denarë.
Ftojmë të gjithë ata që kanë luajtur dhe paguar Loto 7 dhe Xhoker, dhe ende nuk janë regjistruar të marrin pjesë përmes faqes www.loto.mk, ta shfrytëzojnë këtë mundësi me të cilën përfitojnë lehtësinë e lojës dhe pagesës nga shtëpia ose nga ndonjë vend tjetër.
Ftojmë të gjithë ata që nuk e kanë menduar kurrë pjesëmarrjen në lojërat Loto 7 dhe Xhoker, të hapin ueb faqen tonë dhe të hapin mundësitë për gëzim dhe befasi, me vetëm 20 denarë për kombinim dhe vetëm 5 minuta kohë të ndarë.
Lojërat tona të fatit ndryshojnë jetën, jo vetëm për fituesit, por edhe për të gjithë ata që janë përdoruesit përfundimtarë të qëllimeve të përgjegjshme shoqërore në të cilat investojnë me çdo pagesë të re.
Më shumë të dhëna në www.loto.mk
Përshëndetjet të sinqerta,
Lotaria shtetërore