Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe dekani i Fakultetit për Siguri-Shkup, prof.dr. Nikolla Dujovski sot ishin për vizitë në kampin për trajnim të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Lazaropole, ku studentët e Fakultetit për Siguri janë në mësim praktik – kamping.

Ministri Spasovski pati mundësinë të përcjellë nga afër skenarët praktik të realizuar nga studentët që kanë të bëjnë me: mënyrat, formacionet dhe taktikat e lëvizjes në tejkalimin e hapësirës së hapur dhe të pyllëzuar, taktikat e lëvizjes në objekte të mbyllura, prita dhe bllokadë, të shtënat me pistoletë të shkollës stërvitore dhe pushkë automatike – pajisje AIRSOFT.

Siç njoftuan nga MPB, Spasovski dhe Dujovski ishin miq me studentët dhe ministri i Punëve të Brendshme i inkurajoi ata që të jenë edhe më të përkushtuar në përvetësimin e qëllimeve teorike dhe praktike të trajnimit, sepse sistemi i sigurisë ka nevojë për të rinj të arsimuar dhe të përgatitur të cilët do të përfshihen në realizimin e praktikave të sigurisë në vend.