Drejtori i Shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës në Shkup, Naser Curri ka reaguar pas shkuljes së bredhit të shenjëtores në sheshin e Shkupit.

“Jemi dëshmitarë që para disa ditëve, për shkak të motit të ligë, shi dhe furtunë, era e fortë e shkuli bredhin të cilin e kishte mbjellë vetë Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë…Duke menduar se autoritetet lokale dhe ato të qytetit të Shkupit do të përkujdesen që ta kthejnë bredhin në vendin e vetë, ndodhi diçka krejt e papritur për opinionin. Dikush ka marrë të drejtë, që ta prenë bredhin fare pa u koordinuar me autoritetet e qytetit, apo ose kush i dha të drejtë personit që ta kryen këtë akt të papranueshëm. Ne, si Institucin nacional Shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë, reagojmë ashpër dhe e dënojmë këtë akt johuman, jonjerëzore dhe idiotesk dhe nga përfaqësuesit e qytetit të Shkupit të kërkohet përgjegjësi për këtë vepër të kryer, e që bredhi të cilin e kishte mbjellë vetë Nëna Terezë, pjesa e mbetur e bredhit të shtihet në dhe afër këtij bredhi të mbillet një bredh i ri”, thuhet në reagimin e drejtorit të Shtëpisë përkujtimore e Nënës Terezë – Shkup, Naser Curri.