Disa ditë më parë revista “Who” publikoi disa foto të Nicolo Zaniolos në krahë të parukieres shqiptare, Kejdis Bardhi.

Të dy shfaqen gjatë një udhëtimi me një jaht në ujërat e Ponzës.

Asnjë puthje që mund të konfirmojë lidhjen intime mes të dyve, por gjesten përkëdhelëse nuk mungojnë.
Përveç se me Kejdis, lojtari i Romës nuk po del me asnjë vajzë tjetër.

Kështu, në pritje për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja e tij futbollistike, Nicolo Zaniolo është duke shijuar pushimet para se të rikthehet në stërvitje për sezonin e ri.

Megjithatë “Panorama Plus” kontaktoi me Kejdisin, teksa kjo e fundit dha versionin e saj.

“Më kanë kontaktuar shumë persona qëkur dolën fotot. Në fakt unë isha në jaht me miqtë e mi. Aty ka qenë edhe Zaniolo, por vajza në foto nuk jam unë. Ajo është një mikeshë e imja”.

Është kjo deklarata e Kejdis, që vë në pikëpyetje jo vetëm mediat italiane.

Megjithatë parukierja shqiptare nuk i mohon zërat se në fakt ajo është në një lidhje me futbollistin e mirënjohur italian, ndonëse në shkrepjen e famshme është mikesha e saj.