Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përkujtuar dëshmorin e kombit, Ismet Jasharn.
“Liria e një populli fitohet vetëm dhe vetëm me gjak” do të ishin fjalët e heroit, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari kur vendosi që ndër të parët t’i përgjigjet kushtrimit të lirisë që kishte lëshuar Kosova.
24 vite më parë gjaku i tij i derdhur në Luzhnicë do të forcojë rrënjët e atdhedashurisë mes nesh, do të bëhet amanet që mbajti gjallë ndërgjegjen e kombit dhe guximin e tij trimëror për të qëndruar i pathyer.
Ismeti Jashari ishte në mendjen dhe zemrën tonë në çdo hap të çështjes kombëtare për lirinë e Kosovës, ishte flakadani ynë i frymëzimit edhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për liri dhe barazi.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe të gjithë të rënët e lirisë! LAVDI!”, ka shkruar Ahmeti.