Ekipet e NPK-ës bashkë me drejtorin, Nuredin Fetai kanë arritur në fshatin Xhermë ku si pasojë e vërshimeve janë bllokuar rrugët dhe janë rrënuar disa shtëpi.

TS, ka siguruar disa fotografi ku shihen se si disa vetura janë mbuluar pas vërshimeve dhe rrënimi i shtëpive ku ekipet e NPK-së vazhdojnë të zhbllokojnë rrugën dhe të ndihmojnë banorët e Xhermës.