Nuk ka rrezik nga vërshimet në Reçicë të Vogël, kështu u shpreh Drejtori për Mbrojte dhe Shpëtim, Bekim Maksuti nga vendi ngjarjes. Sipas tij gjithçka është në kontroll dhe nuk do të ketë më rreshje shiu, ajo që ishte u ndal.
“Nuk besojë se do të ketë më shumë, shiu që ishte i parapraë nga ora 20 deri në ora 21 është ndalë, siç shihet ka një pjesë e tokës tek rruga e UÇK-së në Reçicë të Vogël. Ne jemi në terren bashkë me përfaqësuesit e komunës. Ne duhet të punojmë së bashku, që të lirojmë rrugën” u shpreh Drejtori për Mbrojte dhe Shpëtim, Bekim Maksuti nga rruga e UÇK-së ku ka vërshime pas shiut të rrëmbyshëm.