Reshjet e dendura që përfshinë shumë zona të qytetit në veçanti Reçicën e Vogël nuk ka mbetur pa shkaktuar edhe dëme tjera informon Tetovasot.
Në vijë të kësaj në Spitalin e Tetovës për shkak të depërtimit të ujit në brendinë e këtij institucioni kanë mbetur të bllokuar ashensorët .
Uji ka depërtuar edhe në bodrume .Autoritetet e spitalit pritet të japin më shumë detaje për këtë çështje.
Ndryshe Tetova mbrëmë u përfshi nga një mot I lig .Situata e rëndë ishte në Reçicë të vogël dhe në zonën e malësisë konkretisht në fshatin Xhermë ku janë shkaktuar dëme të mëdha por fatmirësisht nuk ka patur viktima.Tetovasot