Aleanca për Shqiptarët humb edhe një cikël zgjedhorë, atë të zgjedhjeve për këshill në komunën e Tetovës. Sa vite në skenën politike dhe Aleanca e Ziadin Selës ende nuk ka regjistruar një fitore të vetme.

Përpos se nuk ka regjistruar fitore në ndonjë cikël zgjedhorë, rezultati që doli sonte në Tetovë tregoi se ASH-ja po shkon drejtë zhdukjes, pasi sipas rezultateve jo-zyrtare, janë PDSH-ja e Menduh Thaçit dhe Alternativa e Gashit që kanë marrë më shumë vota për këshill komunal se sa ASH-ja e Selës e cila në këto zgjedhje garoi me moton “Jepi zë rinisë”.

Bartësi i listës së ASH-së doli në konferencë për media i vetëm pa u shoqëruar nga kreu i partisë, Ziadin Sela po as nga nënkryetari, Arben Taravari dhe pranoi humbjen duke thënë se ky është një rezultat që nuk e kanë pritur.

A do të thotë kjo se Sela dhe Taravari morrën kartonin e kuq nga tetovarët dhe shtrohet pyetja se kush është personi që do të mbartë përgjegjësi për këtë humbje katastrofale të Aleancës për Shqiptarët.