Me urdhër të kryetarit aktual të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, që nga data 1 shtator, u janë ndërprerë kontratat 11 mësimdhënësve në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Tetovë.
Sipas burimeve të Expuls.mk, kontratat e mësimdhënësve janë lejuar që të skadojnë me pretekstin se arsimtarët janë kuadër i BDI-së, kështu që kontratat e punës ndaj 11 arsimtarëve janë ndërprerë pa asnjë arsye.
Nga 11 arsimtarët e punësuar në këtë shkollë disa prej tyre kanë qenë larg jo më shumë se katër muaj për të marrë vendim pune, për arsye të skadimit të kontratave ata tashmë nuk mundet ta marrin vendimin për të qëndruar edhe më tej në punë.
Nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” tashmë tre ditë me rradhë që nga fillimi i vitit shkollor kanë ngelur pa arsimtarë dhe si pasojë e këtyre politikave të Kasamit prindërit nuk do mundet që ti dërgojnë në shkollë fëmijët e tyre.
Sakaq, arsyetimi i shkollës për këtë skandal është se, shkolla po pret për emrat e rinj të arsimtarëve nga Komuna e Tetovës.