Doberdolli në Zi. Ne lulen e rinisi u shua nje drite. Fjalët nuk mund të përshkruajnë atë që ka ndodhe.Eshte nje humbje e madhe per te gjithe. Është e tmerrshme dhe e trishtueshme të dëgjosh për vdekjen e papritur dhe të dhimbshme të vëllait tone të dashur. Ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta shkojnë për familjen”, me këto fjalë në faqen në Facebook të fshatit Dobërdoll janë shprehur ngushëllime për familjen Shabani.
Mbrëmjen e së shtunës, në moshë të re ka ndërruar jetë i riu nga Dobërdolli i Gostivarit, Adas Shabani nga Dobërdolli i Gostivarit. I ndjeri pas vetës ka lënë tre fëmijë, një vajzë e dy djemë të moshës së mitur, njofton Flaka
Shkak i ndarjes nga jeta është bë një aksident trafiku. I ndjeri ka drejtuar një motor në momentet e aksidentit në qytetin e Kavadarit, ku dhe është zhvilluar një defike me motoristët.
Adasi jetonte dhe punonte në Slloveni bashkë me familjen e tij. Në vendlindje ndodhej për pushime dhe kishte ardhur në fillim të shtatorit.