Palumbarët e RENEA-s, kanë gjetur të mbytur një 69-vjeçar në lumin Shkumbin, në fshatin Mjekës, Elbasan.

69-vjeçari banues në Elbasan, ishte larguar nga banesa e tij më datë 25.09.2022 dhe dyshohet se është mbytur në lumë.

Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në zonën e Thethit, “tërbohet” lumi i Shalës
“Në lumin Shkumbin, në fshatin Mjekës, Elbasan nga palumbarët e RENEA-s, është gjetur i mbytur shtetasi T.T., 69 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij më datë 25.09.2022.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.