Në Beograd sot vijon mbledhja e liderëve në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, përcjell TV21. Në mbledhjen e sotme po marrin pjesë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, krymeinistri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiç.

Përpos vendeve anëtare të nismës, në mbledhje po merr pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu, ambasadori amerikan në Serbi Christofer Hill dhe filantropi Alexandar Soros.