TETOVA SOT

NEVRIJ ADEMI

 

 

Pas premtimeve të shumta ministri I bujqësisë Ljupco Nikollovski nuk u përmbaj as kësaj radhe ai përsëri premtoi se Brenda javës së ardhëshme do të paguhen edhe subvencionet e deleve të cilët blegtorët I presin me muaj vonesë.

Në bazë të dinamikës së ministrisë së bujqësisë në bashkëpunim me ministrin e financave është e paraparë që subvencionet e radhës që do të paguhen pas pagesës së subvencioneve për dhi do të paguhen subvencionet e deleve dhe tani më nga agjencioni për pagesa janë kompletuar edhe fletëpagesat dhe I janë dorëzuar ministrisë së financave e cila në bazë të dinamikës dhe politikave të saj Brenda javë së ardhëshme do të duhet që të bëj pagesën e subvencioneve për dele. E dimë që me rebalancin e buxhetit të cilën do ta quaj rebalancë bujqësor sepse ishte e gjitha në favor të ministrisë së bujqësisë u miratuan edhe vendimet që agjencioni për pagesa të përfundoj me pagesë n e të gjitha obligimeve për bujqit tha duke ju përgjigjur pyetjes së Tetova Sot ministri I Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ljupco Nikollovski

Kujtojmë që kriza ekonomike e pasuar nga ajo energjetike ka bër që që çmimet e ushqimeve për kafshë të ritën në mbi 70 përqind dhe kjo ka ndikuar edhe në vështirësimin e mbijetesës së bujqve të cilët me muaj presin subvencionet të cilat për ata janë një shtytje për të mos u shuar. Këto komente Nikollovski i bëri në evenimentin e organizuar sot në Tetovë në kuadër të garës për mjaltin më të mirë Tetovo Honey Awards organizuar nga Qyteti i Bletëve me në krye Driton Dikena