Ridvan Dervishi, oksigjeni i aktiviteteve sportive e kulturore në vend
Për sport, kulturë dhe art nuk duhet të ketë krizë asnjëherë. Një shoqëri ka nevojë për to, sikur ka nevojë për ujë dhe ajër, edhe në krizat më të mëdha ekonomike. Atyre mundet t’iu bie tempoja e aktiviteteve dhe veprimtarive, por jo edhe të shuhen.
Kuptohet, aktivitetet nuk mund të mbahen pa ndihmën e afaristëve dhe dashamirësve të progresit shoqëror, në çdo nivel.
Së fundmi Klubi i Futbollit “Bashkimi” ka zgjatur dorën për ndihmë. Dhe sikur në çdo nismë a aktivitet shoqërorë, që ka për synim të mirën e përgjithshme ka ndihmuar afaristi i mirënjohur Ridvan Dervishi- pronar i “Top Driver”.
“Falemnderit nga “TOP DRIVER” dhe pronarit Ridvan Dervishi! Bashke, drejt sukseseve!”- shkruan në kumtesën e klubit futbollistik kumanovar.
Nismën e ka përshëndetur Amir Imeri, ligjërues në Universitetin Shtetëror të Tetovës,
“Ridvan Dervishi është shembulli më i mirë i një biznesmeni kumanovar! Asnjëherë nuk po e kursen vetën për t’i ndihmuar sportit në Kumanovë! Uroj që shembullin e tij ta ndjekin edhe të tjerët. Urime dhe suksese klubit tonë të dashur Kf.Bashkimit”.
Open TV merr vesh se Ridvan Dervishi ndihmon edhe fatosat e ekipeve tjera futbollistike, duke investuar në rinovimin e Stadiumit të qytetit, gjegjësisht në zhveshtoret, që kanë qenë në gjendje të mjerueshme dhe pa kushte minimale, sidomos për sezonin e dimrit./OPEN