Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2022 janë regjistruar gjithsej 1 vetëvrasje apo një më pak se vitin e kalur në territorin e Gostivarit. Në raportin statistikor të policisë për gjysmën e parë të këtij viti, thuhet se vrasja është kryer në zonat urbane, e njëjta me varje e për motiv të çrregullimit nervor. Autori i vetëvrasjeve është person mashkull 30 vjeç.

Gjatë gjysvjetorit të parë të vitit 2022 janë bërë gjithsej 12 tentativa për vetëvrasje, apo katër më shumë se vitin e kaluar, nga të cilat 6 në qytet dhe 6 në fshat, nga ana e 12 autorëve. Sipas mënyrës së ekzekutimit 10 janë me helmim me ilaçe dhe helm kurse 2 në mënyra të tjera. Në 7 raste motivi i tentimit të vetëvrasjes janë çrregullime nervore, 2 mosmarrëveshje dhe zënka në familje, 3 raste refuzimi i dashurisë. Sipas moshës, 6 të mitur kanë tentuar të kryejnë vetëvrasje, 1 person nga mosha 18 deri në 30 vjeç, ndërsa 5 të tjerët janë persona mbi 30 vjeç.