Revista mujore britanike “Prospect” publikoi të enjten e 8 shtatorit listën përfundimtare të “mendimtarëve kryesorë të botës”.
Shqipëria përfaqësohej denjësisht në këtë votim nga mendimtarja Lea Ypi. Teoricienia u rendit ndër 10 mendimtarët kryesorë në rang global.
Ypi u votua nga një listë me 50 mendimtarë kryesorë, ku mes tyre renditeshin edhe filozofë, aktivistë, shkrimtarë apo profesorë.
Libri i saj “Të lirë – Të rritesh në fund të historisë” bëri xhiron e botës duke lëvruar në ballinat e “The Guardian”, “The Times” apo “Financial Times”.
Lea Ypi është profesoreshë e Filozofisë Politike në “London School of Economics” (LSE) dhe profesoreshë e asociuar e Filozofisë në Shkollën e Kërkimit të Shkencave Sociale në Universitetin Kombëtar të Australisë.
Ajo është autore e disa veprave, shkrimeve, analizave, prej të cilave më të njohurat janë “Arkitektonika e Arsyes së Pastër: Qëllimësia dhe Uniteti Sistematik në Kritikën e Arsyes së Kulluar të Kantit”, “Drejtësia Globale dhe Veprimi Politik Avant-Gard”, dhe bashkautore me Jonathan White në veprën “Kuptimi i Partizanitetit”.