Zëvëndësministri i Bujqësisë, pylltaris dhe ekonomis së ujërave sot ka marr pjesë në manifestimin tradicional i cili organizohet 22 vjet me rradhë dhe është një manifestim i cili simbolizon ardhjen e vjeshtës dhe kohën e përgatitjeve për dimër me çka në prespë bëhet edhe Vjelja e Mollave të Prespës i cili është edhe emri i manifestimit.

Zëvëndësministri Abdylshyqyr Abedini deklaron se ata si ministri çdoherë kan qenë të përkushtuar që të ndihmojnë në zhvillimin e produkteve vendore dhe kultivimin e tokave

Më posht statusi i tij i plotë

Me kënaqësi sot morra pjesë në manifestimin tradicional ,,Vjelja e mollës së Prespës 2022″ që organizohet për herë të 22-të nga ana e Komunës së Resnjës.

🍎Manifestimi, shënon fillimin e vjeljes së mollës në Prespë me këputjen ceremoniale të mollës së parë në pemishten e Swisslion Agroplod.
Manifestimi përfshinte aktivitete të shumta në fushën e bujqësisë, kulturës, turizmit, artit dhe sportit.

U shqyrtua edhe çështja e projektit të pikave grumbulluese ku një ndër ata e përfshin edhe Prespën e financuar nga banka botërore.
Në këtë manifestim u ndanë edhe çmime për femerët më të mirë.

Në bazë të programit për pagesa direkte u paguan 4️⃣4️⃣4️⃣ milionë denarë subvencione për mirëmbajtjen e pemishteve për 10.723 shfrytëzues.
🟢Shuma e pagesave direkte për mollat është 41.000 denarë për hektar, përkatësisht 50.000 denarë për hektar për ekonomitë bujqësore me sipërfaqe të raportuar prej së paku 1 hektar deri në maksimum 5 hektarë.

✅Ne si ministri vazhdojmë të krijojmë politika dhe masa të suksesshme, dhe ti mbështesim financiarisht të gjithë fermerët që janë faktorët kryesor në zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë së vendit tonë.