Në mbledhejn e parë të kryesisë së re është votuar pa asnjë votë kundër që Artan Grubit të jetë njeriu i parë dhe shef kabineti i Ali Ahmetit. Me këtë edhe një herë dëshmohet se Artan Grubi mbetet njeriu më besnik i liderit të BDI-së, Ahmeti.
“Për shef kabineti është riemëruar Artan Grubi” tha Osmani para gazetarëve duke theksuar se emrat në pozitat e reja në parti janë emëruar me vendim unanim.
Edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti para mbledhjes konfirmoi se Artan Grubi do të mbetet shef i kabinetit
Deri në këto momente, Zv/kryeministri i parë Artan Grubi vazhdon të jep raport para kryesirë së re, punën e ministrave dhe qeverisë për këto dy vite qeverisje.
Siç mësohet Grubi do të mbetet edhe zv/kryeministër deri në vitin 2024. /TS/