Ish ministri Bujqësisë, Arjanit Hoxha nëpërmjet një postimi në rrjetët sociale ka komentuar propozim ligjin e fundit të ministrisë së bujqësisë sa i përket tokës bujqësore. Sipas Hoxhës ky propozim ligj rikthen komunizmin, ku nacionalizohej toka private. Gjithashtu, ai thotë se kështu shteti heshturazi bëhet pronar i tokës së gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë.

Ja postimi plotë i Hoxhës:
“🚨Propozim ligji për tokë bujqësore rikthen komunizmin ku nacionalizohej toka private!
⚠️Me propozimin përmes nenit 8B, parashikohet që toka bujqësore në pronësi private për të cilën konstatohet se nuk është punuar, Ministria e Bujqësisë do mund të jep me qira!
❗️Imagjinoni, toka në emër të ndonjë plaku që ka ndërruar jetë, dhe i cili pas vetes ka lënë plot trashëgimtarë të cilët nuk kanë rregulluar çështjen e trashëgimisë së pronës, shteti do jep me qira tokën e tyre dikujt tjetër!
🛑Urgjentisht duhet të ndalohet ky ligj i frymëzuar nga doktrina komuniste, kur prona private konfiskohet nga shteti!
⛔️Ky propozim-ligj është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe ligjin për pronësi!
✅Shumë bujq nuk po shfrytëzojnë përfitimet nga subvencionimi vetëm se kanë problem për të hedhur pronën e gjyshërve apo stërgjyshërve të tyre në emër të tyre, dhe shteti në vend që të mendon zgjidhje të kësaj problematike, ata vendosin për të marrë pronat private dhe t’i japin me qira dikujt tjetër.
🚨Kjo veç më është alarm se sa gabimisht mendon kjo shumicë parlamentare, prandaj u bëj thirrje gjithë palëve të prekura nga kjo problematikë, të mos lejojmë që kështu heshturazi shteti të bëhet pronar i tokës të gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë!”, ka përfunduar Hoxha.