Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli ku një pronare e një lokali ka goditur dy herë me thikë kamerieren pasi dyshonte se kjo e fundit kishte një lidhje dashurie me burrin e saj.
Pronarja e biznesit, Luisa Santos, 47 vjeç, u bë xheloze për burrin e saj Pedro, teksa padashje pa që po qeshte me Hannah Pritchett.
Ajo i kërkoi llogari për këtë veprim të papëlqyer nga ana e saj dhe i tha burrit të zgjidhte mes vajzës dhe asaj.
Ai nuk reagoi, kështu që Santos mori një thikë nga kuzhina dhe goditi kamerieren në sytë e klientëve.
Kjo e fundit me plagë në trup iku në drejtim të makinës së saj, por i ra të fikët.
Fatmirësisht, adoleshentja arriti të shpëtojë nga vdekja dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.