Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim i kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në fushëgropa, lugina të lumenjve dhe gryka malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, VInicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.