Nevrij Ademi
Tetovasot
Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot përpara Gazetarëve ka folur për borxhin e komunës së Tetovës të cilën e gjeti me 24 milion euro borxh të trashëguar nga udhëheqësja paraprake Teuta Arifi. Kryetari foli gjerësisht duke nënvizuar që borxhin e kanë shlyer shkollat ndërkaq me një efikasitet të punës ka përmendur edhe ndërmarrjen e parkingjeve e cila sipas Kasamit tani po funksionon në normalitet. Por ende nga humnera nuk ka dalur ndërmarrja publike komunale Tetova-Tetovë e cila siç e potencoj edhe kryetari i komunës po vijon të funksionoj në borxhe dhe kaos, njofton Tetovasot.
“Falë këmbënguljes dhe angazhimit maksimal procesi me borxhin po ecën me sukses. U jemi mirënjohës edhe qytetarëve që besojnë në punën tonë gjë që dëshmohet edhe nga rritja e përqindjes së grumbullimit të taksave komunale, shkollat të cilët i gjetëm me afro 80 mijë euro borxh tashmë janë krejtësisht të shlyera dhe funksionojnë në kuadër të normalitetit. Ndërmarrjen publike parkingu i qytetit përveç borxhit të publikuar e gjetëm edhe me rroga të pashlyera me vlerë prej 50 mijë eurove të cilët i pastruam dhe tani punëtorët e parkingut i marrin rrogat në kohë, me gjithë vështirësitë ndërmarrja arriti me sukses të shlyej një pjesë të borxhit të saj dhe sot funksionon me llogari të zhbllokuar. Ndërkaq situata ende është e vështirë në NPK-TETOVA kjo si rezultat i rritjes së pagës minimale, krizës energjetike, rritjes së çmimit të rrymës dhe derivateve të naftës nga njëra anë si dhe mosrealizimi të suksesshëm të faturave nga ana tjetër, këtë ndërmarrje e gjetëm me një borxh gati 10 milion euro dhe me shumë probleme si vonesa e pagave, mungesa e stafit si dhe mungesa e mjeteve të punës kamion, kontejnerë dhe të tjera. Për tu përballur me këto probleme ne kemi vendosur për një riorganizim të plotë të kësaj ndërmarrje që do e paraqesim përpara këshillit komunal dhe do të na ndihmoj në afat të shkurtër kohor ndërsa për afat gjatë po bëjmë një plan dhe po mendojmë për dhënien e koncesionit privato-publik të kësaj ndërmarrje” u shpreh kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Kasami as këtë radhë nuk la pa përmendur qeverinë dhe siç thotë ai obstruksionet e bëra duke potencuar edhe ndalesën për themelimin e ndërmarrjeve për menaxhim me krizën energjetike që siç potencon Kasami është në dëm të qytetarëve, njofton Tetovasot.
“Nuk do të kisha dashur të përmbylli këtë press konferencë pa e përmendur edhe krizën e thellë ekonomike që ka kapluar vendin në veçanti krizën energjetike. Këtë situatë e rëndon edhe më shumë obstruksioni nga pushteti qendror dhe vendimet si ky i fundit i cili është politik dhe antiligjorë dhe që është në dëm të qytetarëve dhe pushtetit lokal që nuk ju lejohet të themelojnë ndërmarrje komunale për menaxhim me energjinë elektrike” tha mes tjerash Kasami Duhet nënvizuar se borxhi total i komunës së Tetovës në total ka rënë për 600 mijë euro ndërsa duke mos harruar që tani kemi parkingje më të shtrenjta dhe 3 merimanga që për çdo ditë rrjepin qytetarët e kësaj komune dhe zero investime nga ana e komunës. /TS/