Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë shprehur ngushëllime për Turqinë dhe popullit turk pas sulmit në Stamboll, të dielën.

Janë raportuar edhe të vdekur si pasojë e këtij sulmi, duke ngjallur reagim në gjithë botën.

“E pikëlluar thellësisht nga lajmi i shpërthimit të tmerrshëm në zemër të Stambollit sot”. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e viktimave dhe të gjithë të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Ne qëndrojmë me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Për këtë ngjarje ka shkruar në Twitter edhe kreu i ekzekutivit kosovar, Armend Mehaj.

“I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta Republikës së Turqisë pas shpërthimit të sotëm vdekjeprurës në Stamboll. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën, ndërsa të plagosurve u uroj shërim të shpejtë”.

Reagim ka pasur edhe ministri i Mbrotjtjes, Armend Mehaj.

Të pikëlluar nga tragjedia që po ndodh në Stamboll. Mendimet tona janë me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me njerëzit eTurqinë. I urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë për reaguesit e parë. Kosova qëndron me Turqinë në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Mehaj.

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 81 janë plagosur nga shpërthimi në një zonë të frekuentuar në qendër të Stambollit, thanë autoritetet turke.