Shkruan: TetovaSot

Mendje “mesjetare” janë zgjuar dhe po “kryqëzojnë” një profesionist të Ligjit që po sulmohet sikur të jetë në fundin e mandatit të tij dhe jo në fillim ose më saktë akoma pa marrë detyrën në këtë post kaq të rëndësishëm. E habitshme se deri ku arrijnë mendjet e errëta që i pengon një njeri ta bëjë si duhet zbatimin e Ligjit, por vetëm diçka është e papranueshme për ta dhe ky është fakti se ai është një shqiptar.

Emri i tij është Abaz por nuk bëhet fjalë për Abaz Gjukën e 2001 -shit, por për Abazin tjetër të Ligjit. Ata nuk janë mësuar ta shohin një shqiptar në këtë funksion kaq delikat dhe me përgjegjësi dhe kjo duket se i tundon mediat maqedonase  ku janë stërmbushur nga dje me plot tituj që e sulmojnë nga të katër anët një profesionist siç është Islam Abazi.

Maqedonasit të mobilizuar kundër Abazit të Ligjit, duket se nuk e kuptojnë apo nuk duan ta bëjnë këtë se ky shtet nuk është vetëm i maqedonasëve, por është edhe i shqiptarëve. Shqiptarët në kohët e fundit e në institucione e kanë dëshmuar edhe një fakt tjetër që nuk përpihet lehtë , pra se janë të aftë dhe dinë të drejtojnë institucione me kaq shumë përgjegjësi dhe profesionalizëm shumë më mirë se tjerët dhe Abazi është një ndër ta që do të dijë të kryejë këtë funksion kaq të përgjegjshëm me ndershmëri, korrektësi, drejtësi, dhe profesionalizëm të skajshëm.

Këto sulme tendencioze për një figurë të respektuar të Ligjit vjen në një moment delikat për këto institucione që në të kaluarën kanë qenë shumë larg drejtësisë dhe këtë çmim të lartë përmes komploteve e kanë paguar shqiptarët duke montuar për ta raste të shumta që kanë pësuar njerëz të pafajshëm.

Dhe ja tani çuditërisht po shfaqet gjithë kjo albanofobi dhe po linçohet publikisht një profesionist i ligjit shumë më i mirë se tjerët, vetëm se ai është një shqiptar dhe kjo histeri që po ndihmohet edhe nga ana e mediumeve maqedonase bëhet për arsyen e madhe se mbi të gjitha Abazi është zgjedhur përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta edhe nga ana e shumicës dërmuese e prokurorëve maqedonas.

Komplote të tjera nuk do ketë më si Sopoti, Monstra dhe të tjera dhe kjo duhet të jetë arsyeja e madhe e këtij sulmi ndaj tij dhe kjo u pengon palës tjetër një shqiptar si Abazi i cili është zotuar se çdo gjë do ta bëjë në emër të ligjit dhe drejtësisë që ajo kurrë më mos jetë selektive dhe kjo e kthen edhe besimin e qytetarëve në institucione që më së paku u ka besuar ndër vite.

Ata që shajnë sot Abazin , nesër do ta lavdërojnë njëjtë si Talat Xhaferin sepse ka ardhë koha e profesionistëve të vërtetë  edhe atë ka ardhur koha që ky shtet të jetë I barabartë mes shqiptarëve dhe të tjerëve.

Andaj Abazi i 2022 do ti jep fund ndarjeve selektive të krimit dhe po ky Abazi do të jetë shembull se si ecët në rrugën e drejtësisë për të arritur në cakun përfundimtar atë të BE-së.