Këta janë djem dhe vajza tetovar, nxënës të shkollës së mesme të mjeksisë të cilët sot, nën ngjyrat kuq e zi, me veshjet kombëtare, me këngë patriotike emocionuan jo vetëm teotvarët por të gjithë shqiptarët. Stafi I kësaj shkolle kishin punuar për një koreografi të shkëlqyer me detaje të menduara me imtësi. Marshi nisi nga oborri I shkollës për të përshkruar të gjithë bulevardin e Ilindenit. Marshin e printe flamuri shqiptar dhe për këtë 110 vjetorë të pavarësisë së Shqipërisë, 110 djem të rinjë, të veshur me kostumin tradicional të Isa Boletinit nderonin flamurin kuq e zi.
Shoqëruar me një koreografi pompoze këta “110 Isa Boletinë” të rinj, ngritën flamurin shqiptarë në sheshin Iliria në Tetovë duke u përulur përpara tij. Djemtë u mblodhën rreth flamurit, të ulur këmbëkryq duke iskenuar odën tradicionale shqiptare të burrave dhe kënduan këngë patriotike shoqëruar me cifteli, ndërsa performacës së tyre ju bashkuan njëzëri edhe qytetarët e Tetovës, të cilëve në fytyrë ju lexohej më shumë se kurrë krenaria që ndjenin për të rinjtë e tyre.
I pranishëm në Shëshin Iliria ishte edhe Kryetari I Komunës së Tetovës, Bilall Kasami I cili përshëndeti nxënësit për këtë angazhim të tyrin dhe njëkohësisht uroj të gjithë shqiptarët për festën e tyre kombëtare duke bërë thirrje të mos heqim dorë nga ëndrra për bashkimin kombëtarë.
Drejtori I Shkollës së mesme të mjeksisë Binas Pajaziti falenderoi të gjithë arsimtarët dhe nxënësit që punuan për këtë shfaqje madhështore duke treguar se është punuar shumë dhe ka patur një motivim të fortë nga vetë nxënësit,
Në krye të marshit ecnin dy vajza që me veshjet e tyre të një stili mashkullor, simbolizonin dhe rolin e rëndësishëm që ka patur gruaja shqiptare në të gjitha ngjarjet e rëndësishme historike kombëtare duke dhënë një kontribut të pacmueshëm që shteti shqipëtar sot të gëzojë këtë 110 vjetor të pavarësisë.
Edhe pse 28 nëntori në Maqedoni të Veriut nuk është e shënuar në kalendarin shtetëror të festave, shqiptarët e festojnë, e sidomos qytetarët e Tetovës që dhurojnë cdo vit spektakël me ngjyrat kuq e zi, ku performuesit kryesorë janë të rinjtë të cilëve ju mbillet përgjegjësia nga të parët e tyre se duhet ta duan, ta nderojnë e respektojnë prejardhjen e tyre dhe flamurin kuq e zi