Pasi ASh-ja e Taravarit nuk pranoi ftesën e Bilall Kasamit dhe i tha Po kryeministrit Kovaçevski, kanë nisur sulmet e Lëvizjes BESA ndaj ASH-së. Sot Valon Bela ka sulmuar Arben Taravarin duke i thënë demagog pasi ai ka nisur linjën e një tryeze të Kovaçevskit e jo të Kasamit.
“Dëgjone demagogun si e përsërit deklaratën e Bujar Osmanit.
ASh opozitare, përmes Elmi Azirit, i bën kuorum mazhorancës në Parlament.
ASh është kundër zgjedhjeve të parakohshme.
Mirë e ka thënë Sela por nuk e paskemi ditur se e ka patur për bashkëpartiakët e tij; se janë vrapuesit pas BYREKUT !!” ka shkruar Valon Bela duke shpërndarë edhe deklaratën e Arben Taravarit për 20%. /TS/