Zëvendës kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi ka ndarë sot një lajm të mrekullueshëm që sipas tij ka të bëjë me korridorin 8 i cili më në fund hyn në korridoret europiane për Ballkanin Perendimor dhe Mesdheun Lindor si pjesë e linjës kryesore të korridoreve kryesore trans-europiane informon Tetovasot.

Artan Grubi thotë se si rezultat i iniciativave të vendeve nga Ballkani Perendimor përfshirë këtu Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bullgarinë dhe Italinë, ka qenë vendimi i Komisionit Europian që këtë propozim ta vendosë në rend të ditës para Parlamentit Europian dhe Këshillit të Ministrave.

“Me këtë vendim, Korridori 8 europian i transportit si pjesë e Korridorit “Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor” do të ofrojë vlerë shtesë dhe mundësi për rritje më të lartë ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian” ka deklaruar zëvendës kryeministri Artan Grubi.Tetovasot