Drejtori i Agjencionit për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi ka harxhuar vetëm 3 % të realizimit të projekteve nga buxheti i kësaj ndërmarrje. Nëse kjo ndërmarrje i bie që ka 100 milionë euro buxhet për investime kapitale i bie që drejtori Rustemi të kishte harxhuar vetëm 3 milionë euro, një shifër skandaloze sa i përket punës së tij gjatë këtyre dy viteve në krye të kësaj drejtorie.

Sipas kryetarit të komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari  në emisionin Click Plus në Tv21 harxhimi i 3%  të realizimit të buxhetit nga kjo ndërmarrje  është  fatkeqësi.

“Do ta quaj fatkeqësi, nëse është 3% realizimi i buxhetit të agjencionit të rrugëve kjo është fatkeqësi, kjo nuk hahet me asgjë” u shpreh Dehari

Sipas Deharit nëse kjo zgjatë më shumë me këtë ritëm fatkeqësia do të rritet edhe më shumë.

Kryetari i Këçrovës, një herit edhe anëtarë i kryesisë së lartë të BDI-së, Dehari drejtoi akuza direkte ndaj drejtorit Ejup Rustemi  edhe për autostrdatën Kërçovë – Ohër dhe rrugën e Bllacës.

Ai u shpreh se po të ishte në vend të tij do të jepte dorëheqje.

“Po të isha unë në këtë përqindje të reailizimit unë do të kisha dhënë dorëheqje” u shpreh Dehari.