Vizatimi, pikturimi dhe ngjyrosja janë një pasion i saj. Bëhet fjalë për Tringa Avdiu, talenten e re nga Kumanova, e cila duket se premton shumë në këtë fushë, shkruan Open-TV.
Ajo është nxënëse e klasës së parë në shkollën fillore komunale “Naim Frashëri” në Kumanovë, ndërsa mësuesja e saj është Miradije Bajrami.
Përveç se është nxënëse e dalluar në shkollë, Tringa po e provon vehten edhe në vizatim dhe pikturim, ku duket mjaftë e suksesshme.
E bukur dhe simpatike dhe me një paraqitje të saj me një elegancë të rallë, Tringa e vogël ka nisur që tani të shkëlqejë.
Tringën e talentuar tani e tutje mund ta ndiqni edhe në Youtoube: IT’S Tringa. /Open-TV/