Në emër të Ambasadës së Zvicrës në Shkup, Agjencia Private për Punësim MOTIVI Shkup identifikon kandidatët më të mirë për pozitën në vijim:
Ambasada e Zvicrës në Shkup ka përgjegjësinë e përgjithshme për hartimin, mbikëqyrjen dhe menaxhimin strategjik të 15 milionë eurove në vit të programit zviceran për bashkëpunim në Maqedoninë e Veriut. Më shumë informata rreth programit mund të gjeni në: https://www.eda.admin.ch/countries/north-macedonia/en/home/international-cooperation.html.
Ambasada kërkon profesionist të shkathët dhe shumë të motivuar që t’i bashkëngjitet ekipit tonë në pozitën e:
ZYRTAR TË PROGRAMIT NACIONAL/KËSHILLTAR POLITIK (ZPK)
Kandidati i suksesshëm do të ketë përgjegjësi për zhvillimin e portofolit dhe mirëqeverisjen e programit, monitorimin e zbatimit dhe menaxhimit financiar të projekteve të përzgjedhura nën mbikëqyrjen e Shefit të Misionit/Bashkëpunimit. Ai/ajo do të jetë gjithashtu përgjegjës/e për monitorimin e zhvillimit të kontekstit nga perspektiva qeverisëse dhe politike, për përgatitjen e raporteve dhe informatave.
Përshkrim i plotë i roleve dhe përgjegjësive kryesore dhe kërkesave specifike mund të gjendet në:
https://www.eda.admin.ch/countries/north-macedonia/en/home/news/open-job-vacancies.html dhe
kariera.mk/swiss
Afati i aplikimit: 8 shkurt 2023.
Data e fillimit: 1 maj 2023 ose më herët.
Dokumentet e nevojshme: Kandidatët e interesuar me profilin e kërkuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre, letër motivuese prej një faqe dhe dy letra referencë në gjuhën angleze në email: [email protected]