Sot më 21.01.2023, në zyrën e Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum”- Tetovë, në mbledhjen e fillim vitit, pas raportit për sukseset e vitit të ikur, ku para Kryesisë së Shoqatës, fjalën e mori Kryetarja zonja Behare Neziri, e cila mes të tjerave, tha: të nderuar anëtarë dhe anëtarë të Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum,”- Tetovë, unë, Behare Neziri, Kryetarja e shoqatës në fjalë, së pari ju falënderoj që më dhatë besimin që për dy mandate të jem Kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” dhe, besoj se për këto dy mandate, kam qenë ashtu siç i ka hije një Kryetareje,me kompetencë,kolegialitet e transparencë maximale, duke realizuar shumë projekte dhe manifestime e, së dyti jam tepër krenare, që nga ky post largohem kryelartë dhe krenare për sukseset, kuptohet, duke pasur përkrahjen tuaj edhe mundin tuaj. Tani, besoj se me krenari po e lë këtë post, duke mbetur ende në Kryesi të shoqatës, ngase besoj se edhe më tej do të jem në gjendje të jap përvojën,mundin tim, në dobi të shoqatës, për suksese të tjera. Fundja, më lejoni që t’u falënderoj për besimin dhe, Kryetarit apo Kryetares në vijim, i uroj suksese, duke mbetur ende në kryesi, për të dhënë edhe më shumë kontribut. Edhe njëherë ju falënderoj të gjedhëve, duke shpresuar për suksese të reja.
Më pas kuvendi i Shoqatës së Shkrimtarëve ‘Oeneum”-Tetovë, zgjodhi Kryesinë e re e, në mënyrë unanime Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”-Tetovë u zgjodh z. Daim ILAZI, Nënkryetar z. Adem Abdullahu e, Sekretare zonja Behare Neziri si dhe Kryetar i Kuvendit të Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”- Tetovë z. Rami Kamberi.
Pas Kryesisë së re, fjalën e mori Kryetari z. Daim ILJAZI, i cili e falënderoj Kryetaren zonjën Behare Nezirii si dhe të gjithë të tjerët për besimin e dhënë, duke vazhduar me fjalët, se: jam i mendimit se do ta vazhdoj rrugëtimin e OENEUMIT si Mision iluminizmi në komunën tonë e gjithandej njëjtë si zonja Behare Neziri, për të arritur edhe më shumë suksese,duke nxitur e afirmuar vlerat kulturore,letrare,artistike në Tetovë e më gjërë kuptohet, duke pas edhe mbështetjen tuaj.Pra,neve veprojmë qe 9 vite nga themelimi, dhe punojmë duke respektuar Statutin rregulloren e punës, vendimet i kemi marë me koncenzus por duke respektuar mendimin ndryshe të çdo anëtari të kryesisë dhe kemi qenë çdo herë unik.Në fund falemderojmë Ministrinë e Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe Komunën e Tetovës per mbështetje materiale të projekteve tona. Edhe njëherë ju falënderoj për besimin dhe, shpresoj që të gjithë të bashkuar, do të jemi edhe me më shumë suksese,potencoi kryetari i ri Daim ILAZI.
Daim ILAZI u lind në vitin 6.01.1954 në fshatin Zhelinë-Tetovë, ku përfundoi shkollën fillore, gjimnazin me sukses të shkëlqyer në Tetovë, Republika e Maqedonisë Veriut dhe u diplomua në Universitetin e Zagrebit, Kroaci – Arkeologji dhe gjuhë frenge në 1979.
D.ILAZI punoi si professor i gjuhës frenge e latine në shkollat e mesme në Tetovë për më shumë se dy dekada. Ai ka punuar si diplomat i lartë i karrierës për një kohë të gjatë 22 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Punoi si Konsull në Ambasadën e Republikës Maqedonisë së Veriut në Bernë-Zvicër (1995-1999) dhe Këshilltar në Ambasadën e Republikësë Maqedonisë Veriut në Paris (2002-2006), Ministër-Këshilltar në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë Veriut (2011-2013 ) në Bruksel dhe Ministër Këshilltar në Ambasadën e Maqedonisë Veriut në kryeqytetin turk Ankara. Eshtë dekorua nga Qeveria e Francës me medaljen “Kalorësi i Palmës Akademike”. Ai ishte anëtar i Bordit të Mbrëmjeve të Poezisë në Strugë, festivalit më të madh ndërkombëtar të poezisë në Maqedoninë e Veriut.
Daim ILAZI fitoi çmimin për poezi Euro-Frankofone në Paris në 2006 dhe gjatë viteve 1992-94 ai ishte President dhe themelues i Klubit Kulturor Francez në Tetovë. Ka marrë pjesë në shumë festivale poetike në vendin tonë dhe jashtë. Ai është nga themeluesit dhe nënkryetar i Shoqatës së shkrimtarëve OENEUM në Tetovë. Ai ka botuar 7 libra me poezi dhe një libër publicistik në shqip, një liber poezi në frëngjisht-shqip “Marrëzi ballkanike-Folie Balkanique” dhe një në përkthim maqedonisht ,, Bie shi në Tetovë- Vo Tetovo vrne dozhd”. Libri ,,Nobelistët botërorë të letërsisë,, është libri i shtatë.. Tani në botim ka librin e tetë me poezi, shqip maqedonisht : Lundrim në kohë/Vremeplov … Jeton në Tetovë.