Një trup i pajetë është gjetur në një fabrikë në Podujevë.

Policia e Kosovës bën me dije se autoritetet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për ekspertizë mjekoligjore./abcnews.al/