Google njoftoi të premten shkurtimin e 12 mijë vendeve të punës, ose rreth 6% të fuqisë punëtore, duke u bërë kompania më e fundit e teknologjisë që shkurton punonjësit, mes vështirësish financiare.Kompanitë e teknologjisë u përballën me një rritje të shpejtë gjatë pandemisë, e cila tashmë duket të jetë tkurrur.

Drejtori ekzekutiv i Google, Sundar Pichai informoi personelin për shkurtimet nëpërmjet një email-i që u postua dhe në blogun e lajmeve të kompanisë.Krahas Google edhe kompani si Microsoft-i, Amazon, Meta e kompani të tjera të teknologjisë, kanë shkurtuar së fundmi me dhjetëra mijëra vende pune, ndërsa po ‘shtrëngojnë rripat’ mes një perspektive të errët për industrinë. Vetëm këtë muaj, janë njoftuar të paktën 48,000 shkurtime të vendeve të punës nga kompanitë kryesore në këtë sektor.